Me sistemet e parafabrikuara hidraulike ‘Sanivor’, përfitoni instalim 3X më të shpejtë, cilësi të certifikuar zvicerane dhe module 100% të gatshme për montim në kantier.
“Practicons” është pjesë e “Sanivor Ag”, lider në Zvicër dhe vendet Gjermanike sa i përket sistemeve hidraulike të parafabrikuara.
Instalimi i hidraulikeve në kantieret tuaja kthehet në lojë fëmijësh. Menaxhim ideal i ujit të pijshëm, të ngrohtë, të ftohtë dhe ujrave të zeza
Mbi 100,000 Sisteme hidraulike te prodhuara ne 25 vite
Le të punojmë së bashku… Merr një ofertë
Me sistemin tonë hidraulik do keni në kantierin tuaj preçizion maksimal, garanci dhe shpejtësi në implementim.
Sistemi jonë është ideal për çdo projekt ndërtimi që kërkon çertifikimet më të larta Europiane.
“Practicons” me kompaninë tonë mënë “Sanivor Ag” në Zvicër, sjell në tregun shqiptar të hidraulikeve, produkte të një niveli elitar ndërkombëtar.
Risi në tregun hidraulik, një sistem që vjen 100% i gatshëm në kantier.
Me sistemin tonë, implementim 3 fish më i shpejtë në projektin tuaj.
Çertifikimet më të larta për mbrojtjen nga zjarri, dhe akustikën.
Me Sistemin “Sanivor” jeni të garantuar
Jo vetëm sistemet e brendshme hidraulike, ne parafabrikojmë dhe sistemet e kanalizimeve dhe kullimeve
Parafabrikimet tona janë pjesë e projekteve më elitare në Zvicër dhe vendet Gjermanike.
Le të punojmë së bashku. Shkarko Broshuren
Sistemi “Sanivor” ështe i projektuar për t’ju ofruar Efiçencë në: Kohë, Kosto dhe Implementim në kantieret tuaja në mbarë Shqipërinë. Sistemi përbëhet nga elementet më cilsorë të “Geberit”, me çertifikimet më të larta.
3 herë më shpejt në kohë implementimi në projektin tuaj. Shmangni kostot, vonesat dhe gabimet e mënyrës zakonshme të punës.
Sipas projektit tuaj konstruktiv ekipi jonë i inxhinierëve Hidro mundëson projektimin dhe implementimin e duhur të sistemit “Sanivor” nga ekspertët tanë.
Sistemi “Sanivor” është sistem hidraulik i përdorur në projekte të shumta banimi, publike dhe tregtare në gjithë Zvicrën dhe vendet Gjermanike. Zgjidhni efiçencën, shpejtësinë dhe cilësinë Zvicerane për projektin tuaj.
Shërbejnë dhe si profile gipsi, duke ju ofruar shmangien e tyre.
Nuk do keni më shpenzime të tepërta apo abuzime me materialet hidraulike
Bashkëpuno me “Practicons” për prodhimin dhe implementimin e sistemir “Sanivor”
Projektim dhe personalizim sipas projektit tuaj.
Zgjidhni Bashkëkohoren në kantierin tuaj.
Besoji profesionistëve.
Çertifikimet më të larta, Zvicerane dhe Gjermane
Jo vetëm sisteme hidraulike të brendshme. Sistemet e kanalizimeve dhe kullimeve me bashkëpunimin me “Practicons”, ju vijnë 100% të gatshme në kantierin tuaj.
Po. Sistemi jonë hidraulik ju vjen 100% i gatshëm në kantier së bashku me tubat dhe lidhjet e inkorporuara. Hidraulikut në kantier i duhet vetëm të kryejë lidhjet me rrjetin qëndror.
Sistemi jonë vjen standart me komponentët e “Geberit”. Por duke qenë se prodhohet në fabrikën tonë, ne jo ofrojmë lirinë e përdorimit të komponentëve që ju preferoni për projektin tuaj.
Sistemi “Sanivor” është i pajisur me çertifikime për mbrojtjen nga zjarri dhe akustike. Komponentët e mbrojtjes nga zjarri “Sanivor” janë të çertifikuara në Zvicër nga “VKF” (Shoqata e Siguruesve Kantonalë nga Zjarri) . Sistemi ka çertifikim “120 EI”, që do të thotë që qëndron deri në 120 minuta në zjarr, pa u djegur.
Sistemi jonë hidraulik është i pajisur me dopio certifikim akustik SIA 181, certifikimi më i lartë Zviceran për performancën akustike. Sistemet tona posedojnë një certifikim SIA 181 në kushte laboratori nga Instituti “Fraunhofer IBP”, në Gjermani, akredituar me DIN EN ISO / IEC 17025. Sistemi jonë shfaq performancë akustike elitare me 17 decibel gjatë shkarkimeve natën dhe 25 decibel gjatë ditës.
Certifikimi tjetër akustik SIA 181 është në kushte jashtë laboratori, në ambjente kantieri në një objekt në Thalwil, në kantonin e Zyrihut. Testuar, kontrolluar dhe certifikuar nga lideri Zviceran “GS Bauphysik & Akustik GmbH”.
Nevojitet 3 muaj kohë nga konfirmimi i porosisë për prodhimin e sistemeve.
Aktualisht ne shfrytëzojmë kapacitetet e kompanisë tonë mëmë “Sanivor AG” në Lindau, Zyrih, Zvicër. Jemi duke punuar që shumë shpejt një pjesë të prodhimit ta transferojmë dhe në Shqipëri, për të mbuluar nevojat e tregut vendas me këtë produkt inovativ, gjithashtu edhe duke lehtësuar punën e kompanisë mëmë nga kërkesa e lartë e tregut Zviceran.
“Practicons” në Shqipëri, është pjesë e “Sanivor Ag”, lider në Zvicër dhe vendet Gjermanike sa i përket sistemeve dhe moduleve hidraulike të parafabrikuara.
Copyright © 2025 All Rights Reserved.